SHBA: Edhe mëtej temperatura rekord të ulëta, tetë të vdekur

Moti ekstrem i ftohtë edhe mëtej vazhdon në pjesën më të madhe të SHBA-së, ndërsa të paktën tetë njerëz në shtatë ditët e fundit e humbën jetën për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

Viktima më e re është një vajzë 27-të vjeçare nga Uiskonsin, trupi i së cilës është gjetur mbrëmë në afërsi të liqenit. Ditën paraprake në Milvoki janë gjetur dy trupa të burrave. Policia beson se stuhia e të ftohtit është shkak për vdekjen e njërit prej burrave nga Dakota Veriore, trupi i të cilit është gjetur në afërsi të një lumi. Në Aberdin, në Dakotën Jugore, janë matur minus 36 gradë Celsius që është temperatura më e ulët e matur për Vitin e Ri në 99 vitet e fundit, transmeton MIA. 

Shërbimi meteorologjik amerikan dha paralajmërim për erë e cila nga moti i  tillë e përforcon ndjenjën e të ftohtit, dhe e cila i ndjehet në pjesën më të madhe të SHBA-së – nga Teksasi në jug deri në Kanada në veri, si dhe nga Montana në perëndim deri në Anglinë e Re në lindje.

Liqeni Miçigen në Ilinois është nën shtresë të trashë të akullit. Temperaturat e ulëta të rrezikshme përfshinë edhe disa shtete tjera nga Perëndimi i mesëm amerikan, mes të cilëve edhe Kanzasin, Musurin dhe Nebraskën, si dhe tërësisht Ajovën, Minesotën, Dakotën Jugore dhe Dakotën Veriore.

Në Nebraska janë matur minus 26 gradë me çka është rrëzuar rekord prej vitit 1884. Në Ajova është edhe më ftohtë minus 29.

Ulje e temperaturave është regjistruar në Teksas, ku ka borë të dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button