Kosova nga qershori i vitit 2018 pa kode të huaja trelefonike

Viti 2018 do t’i jap përfundimisht fund operimit të kodeve të huaja telefonike dhe do të përdoret vetëm kodi +383 i Kosovës, bëjnë të ditur përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Kodet e huaja telefonike ndërkombëtare, siç është kodi i Monakos (+377), kodi e Sllovenisë (+386), dhe kodi i Serbisë (+381) që operatorët e telefonisë fikse dhe mobile në Kosovë kanë shfrytëzuar, do të hiqen deri në qershor të këtij viti.

Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, për Radion Evropa e Lirë tha se deri më tani, zbatimi i kodit +383 është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë në planin e migrimeve të kodeve aktuale në kodin +383.

“Aktualisht në kodin e telefonisë fikse 381 mund të bëhen të gjitha thirrjet me 383, do të thotë operatori kryesor Telekomi i Kosovës edhe në thirrjet dalës edhe në thirrjet hyrëse përdorë kodin 383, ndërsa në telefoninë mobile, kodi 383 përdoret në thirrjet hyrëse nga vendet tjera në drejtim të Kosovës”, tha Gashi.

Sipas tij faza tjetër është faza kur do të fillojë largimi i kodit 381, si dhe përdorimi edhe në thirrjet dalëse i kodit 383 të telefonisë mobile, dhe përfundimisht në qershor pritet të gjitha kodet e huaj të largohen dhe të funksionojë vetëm kodi 383.

Ndërkohë, Gashi thotë se njëra nga fazat që do të duhet në ndodhë në vitin 2018 është ndërrimi i sim kartelave i mbi dy milionë përdoruesve të telefonisë mobile.

Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit të viti 2016. Kjo ishte arritur pas një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button