Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme

Holanda po shkon në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme pas dështimit të bisedimeve të partive të koalicionit lidhur me masat për kursim, që u zhvilluan të shtunën.

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka deklaruar se kanë dështuar bisedimet që po zgjasin plot shtatë javë, sepse partia më e vogël në qeveri, Partia për liri ka lëshuar bisedimet, me arsyetim se ‘nuk mund ti përmbush’ kërkesat e Bashkimit Evropian..

‘E kam të domosdoshme të ju them se tre partitë nuk arritën deri tek një marrëveshje e përbashkët’ deklaroi Rutt para gazetarëve në Hagë.

Rut ka shtuar se zgjedhjet e parakohshme, janë shumë të mundshme.

Ai ka shtuar se ka informuar mbretëreshën Betariks me zhvillimet e fundit dhe se të hënën do të konsultohet me anëtarët e qeverisë lidhur me hapat që do të ndërmerr.

Partia liberale e kryeministrit Rutte është në koalicion me demoktristianët, ndërsa përkrahje në parlament i jep edhe partia e Wilders, i njohur për qëndrimet e tij anti-islamike.

Marrë nga: Al jazeera balkans

Lajme të ngjashme

Back to top button