Siri, sulm ndaj një tregu në Idlib

Forcat e regjimit të Bashar al Asadit në Siri, sulmuan tregun në qarkun Xhisr esh Shugur i cili ndodhet në zonën e deeskalimit në Idlib. Në sulmin me raketë janë plagosur të paktën 24 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari për media i Mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) të qarkut Xhisr esh Shugur, Hadi Harrat, në një deklaratë për AA tha se regjimi i Asadit në orët e mesditës ka kryer sulm me raketë kundrejt tregut në këtë qark, si pasojë e së cilës janë plagosur të paktën 24 civilë.

Ai tha se sulmi raketor ka shkaktuar dëme të mëdha në dyqanet e tregut, ndërsa të plagosurit që janë në gjendje të rëndë janë transferuar në spitalet jashtë qarkut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button