Xanakopulos: Kamenos nuk do të jetë pengesë për zgjidhjen e emrit

Shpresë se viti 2018 do të mund të jetë viti kur do të mbyllet çështja e emrit, u shpreh zëdhënësi i qeverisë greke Dhimitris Xanakopulos, në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Ai tha se këtë vit ekziston dritare për mundësi për zgjidhje dhe i bëri thirrje Demokracisë së Re, që të përkujtohen në mospajtimet brendapartiake në vitin 1992, pikërisht për shkak të emrit dhe sqaroi se Panos Kamenos, nuk do të jetë pengesë për zgjidhjen.

“Gjatë vitit 2018, nëse merret parasysh edhe pozicioni pozitiv të cilin e përcjell udhëheqësia politike e FYROM-it, ekziston, hapet, një dritare për mundësi që të zgjidhet problemi që nuk është zgjidhur tashmë 25 vite edhe në vendin tonë edhe në vendin fqinj. Mendimi im është se duhet ta shfrytëzojmë këtë dritare për mundësi, duhet t’i gjejmë kushtet më përkatëse dhe procesin më adekuat, që të nisemi drejt zgjidhjes së problemit”, tha zëdhënësi i qeverisë së Greqisë.

Lidhur me pozicionin e partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kamenos dhe qëndrimi i tij se nuk do të pranojë emër me terminin Maqedoni, Dhimitris Xanakopulos, sqaroi se në qeveri bashkëpunojnë parti, të cilat kanë qëndrime të ndryshme politike dhe origjinë të ndryshme politike, por vlerësoi se lideri i Grekëve të Pavarur, megjithatë nuk do të jetë pengesë për marrëveshje.

Dhimitris Xanakopulos, në intervistën, transmeton MIA, e komentoi edhe pozicionin e Demokracisë së Re, e cila me ngulm kërkon nga qeveria që të dalë me qëndrim të përbashkët për emrin. Tha se partia opozitare e harron rrëfimin e saj, harron se luajti rol të madh në vitin 1992 që çështja të mbetet e pazgjidhur 25 vite.

Zëdhënësi i qeverisë greke Xanakopulos e përkujtoi Demokracinë e Re se Konstantinos Micotakis, si kryeministër dhe Andonis Samaras, si ministër i jashtëm, si pjesë e qeverisë së njëjtë njëpartiake, në mbledhjen e liderëve të partive politike, janë paraqitur me dy pozicione të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button