Rusia kërkon të mos ketë përzierje të jashtme në protestat e Iranit

Në reagimin e saj të parë pas fillimit të protestave në Iran, Ministria ruse e Punëve të Jashtme bëri thirrje që të mos ketë përzierje të jashtme në situatën politike të Iranit.

“Implikimi i jashtëm në punët e brendshme të Iranit mund ta destabilizojë  situatën dhe kjo është  e papranueshme”, shkruan në kumtesën e MPJ-së ruse.

Dhjetë persona janë vrarë në protestat e deritanishme në Iran, ku erdhi deri në përleshje mes protestuesve, policisë dhe mbështetësve të qeverisë. Protestat zhvillohen në më shumë qytete të vendit, si dhe në kryeqytetin Teheran dhe në qytetin e shenjtë Kom.

иран девојката со шамијата

Protestat morën mbështetje nga SHBA-ja, ku presidenti Donald Tramp sot i ftoi iranianët se është “koha për ndryshime”. Mbështetja tash për tash mungoi nga Bashkimi Evropian. Rusia ka bashkëpunim afatgjatë me autoritetet iraniane, me të cilët së bashku morën pjesë në luftën siriane civile në anën e Bashar al Asadit, ndërsa bashkëpunuan edhe në zhvillimin e programit bërthamor iranian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button