2018-a është një vit i mbarë, mos e humbni sonte spektaklin e qiellit

2018-a është një vit i mbarë. Kjo, sonte do të vërtetohet me spektaklin e madh të Hënës, e cila do të vijojë të ndriçojë më shumë se çdo herë tjetër. Spektaklit të fishekzjarreve të një nate më parë, sonte do t’i shtohet edhe ai i Hënës së plotë, që do të shkëlqejnë qiellin, shkruan Class.

Sipas NASA-s, kjo Hënë e plotë në natën e parë të vitit do të shfaqet edhe më 31 janar. Kjo e fundit do të mbyllë ciklin e tri superhënave, e para e të cilave ka nisur më 3 dhjetor.

“Super hëna do të jetë deri në 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e shndritshme se zakonisht”,- raporton NASA.

NASA shton gjithashtu se Hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips hënor. Toka do të bllokojë dritën e Diellit duke i dhënë Hënës ngjyrë të kuqërremtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button