Ilir Meta përshkruan me 2-3 fjalë Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën

Nisur nga deklaratat publike, nga akuzat dhe kundër akuzat e ashpra që shpesh bëjnë në foltoren e parlamentit kemi krijuar përshtypjen se Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë aspak një mendim të mirë për njëri-tjetrin.

Por presidenti Ilir Meta na tregoi sot të kundërtën. I ftuar në ‘Xing me Ermalin’, ai ka përshkruar me disa fjalë kundërshtarët e tij politik dhe kanë qenë të gjitha fjalë shumë të mira. I pari në listë ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili për presidentin Meta është një fashionist gjeni.

Ermali: Ç’mendim ke për Edi Ramën: I bukur, fashionist, tradhtar, i gjatë, legen, gjeni?
Meta: Fashionist gjeni

Duke u ndalur tek Sali Berisha, pika e tij e dobët, e pranuar publikisht, Meta e ka cilësuar si një lider, i palodhur, zotni dhe shumë i ri,

Ermali: Berisha është zotni, lider, i lodhur, plak?
Meta: Lider, i palodhur, zotni dhe shumë i ri,

Ndërsa për kryetarin aktual të PD, Lulzim Bashën, ai tha: kam një mendim shumë të mirë për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button