Iran: Vriten dy protestues

Së paku dy protestues janë vrarë në demonstratat kundër qeverisë në Iran.

Qeveria ka tërhequr vërejtjen se do të përgjigjet me “grusht të hekurt”.

Demonstratat, të cilat në ditën e tyre të tretë mbrëmë u karakterizuan me rritje të dhunës, ishin më masivet dhe kundërshtimi më serioz ndaj autoriteteve prej vitit 2009, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale, kur triumfoi presidenti i atëhershëm, Mahmud Ahmadinejad, transmeton REL.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, Mehr, e ka cituar një zyrtar të provincës Lorestan, i cili ka thënë sot se në një tubim ilegal në qytetin perëndimor Doroud kanë shpërthyer përleshjet ku “dy shtetas të dashur të qytetit Doroud ishin vrarë”.

Ky zyrtar tha se “nuk ka pasur të shtëna nga policia dhe forcat e sigurisë”.

Megjithatë, një video në mediat sociale duket se i tregon dy persona të rinj, pasi ata ishin qëlluar për vdekje nga policia speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button