Babagjyshi erdhi në sheshin “Maqedonia”  (VIDEO)

Fëmijët dhe qytetarët sot e kanë pritur Babagjyshin e Vitit të ri në sheshin e qytetit të Shkupit “Maqedonia”, njofton Portalb.mk.

Me të ardhur, Babagjyshi ka dërguar porosi deri te fëmijët që ta ruajnë planetin dhe të kujdesen mirë për ekologjinë.

Në mesin e qytetarëve, kanë qenë edhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, por edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shilegov ua ka uruar të gjithë qytetarëve Vitin e ri dhe festat e fundvitit, ndërkaq si dëshirë e tij personale tha se do që të ketë Shkup më të gëzuar dhe më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button