“Elefteros tipos”: Shtohet presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së emrit

Pas ngjarjeve të brendshme politike në Greqi, akuzat në relacion pushtet-opozitë dhe dallimet ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri për shkak të çështjes së emrit, gjatë ditëve të fundit Maqedonia është një ndër temat kryesore në mediat greke.

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Athina, botimi javor i gazetës “Elefteros Tipos” në tre faqe i analizon marrëdhëniet Maqedoni – Greqi. Në pjesën e parë, në analizën me titull “Shtohet presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Shkupit”, paralajmëron se në periudhën e ardhshme, e veçanërisht para Samitit të NATO-s në korrik, nuk përjashtohet mundësia të shtohet presioni ndëkombëtar për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar. Sipas gazetës greke, SHBA-ja tani ka probleme shumë më serioze siç janë Lindja e Mesme dhe Turqia dhe nuk do të donin edhe një problem në Ballkan.

“Edhe deklaratat e ambasadorit amerikan në Athinë, Xhefri Pajat për përkrahje të Greqisë dhe optimizmi për zgjidhjen e problemit, zbulojnë angazhimin e Uashingtonit. Por, pavarësisht kësaj, nuk ka presione mbi Athinën, por gjithashtu nuk përjashtohet që disa nga shtetet e fuqishme evropiane të NATO-s dhe ndoshta Gjermania të kërkojnë një “premtim” në gjysmën e parë të vitit 2018, sipas të cilit Shkupi së pari do të marrë një konfirmim se do të hyjë në organizatë dhe pastaj, deri në integrimin përfundimtar, do të zhvillohen negociatat për zgjidhjen e kontestit me emrin”, citon e përditshmja greke dhe argumenton se për këtë skenar një pjesë e madhe e qeverisë pajtohet me ne, por Athina është kategorikisht kundër.

Përfaqësuesit e Qeverisë greke, në veçanti ministri i Jashtem, në të kaluarën disa herë kanë dërguar porosi se zgjidhja e problemit me emrin është parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Elefteros tipos” shkruan se në kontestin e emrit nuk priten zhvillime thelbësore deri në fund të janarit, për kur është caktuar takimi i dytë i ndërmjetësit me përfaqësuesit e dy shteteve.

“Të gjithë presin të shohin se a do të dakordohet diçka me Shkupin dhe cili do të jetë propozimi konkret për emrin. Në fund të janarit pritet që të mbahet takimi i dytë i Methju Nimicit, me përfaqësuesit e Greqisë dhe IRJM-së. Nuk përjashtohet mundësia që zoti Nimic, të parashtrojë propozim konkret për emrin, shkruan gazeta greke duke e përmendur edhe mundësinë që në Maqedoni, zgjidhja për emrin të shkojë në referendum.

Në shkrimin e “Elefteros tipos” komentohet se në kontestin e emrit, Greqia ndoshta në të kaluarën ka humbur shumë beteja, veçanërisht me njohjen e Maqedonisë nga shtete të ndryshme, por nuk e ka humbur luftën dhe nga ajo mund të dalë si fitimtar. Duhet vetëm të “jetë e përgatitur për rrethanat, të dorëzojë propozim të qartë, të negociojë fortë dhe në anën e saj do ta ketë përkrahjen më të fuqishme politike”.

“Elefteros tipos” bën një retrospektivë të momenteve më të rëndësishme në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe, duke iu referuar burimeve të saj, përmend emrat që u diskutuan në të kaluarën: Sllavomaqedoni, Maqedonia e Re, Maqedoni – Shkup, Maqedonia e Vardarit, Maqedonia e Epërme, Maqedonia Malore, Maqedonia e Re, Republika Kushtetuese e Maqedonisë, Republika Demokratike e Maqedonisë, Republika e Pavarur e Maqedonisë, Republika e Re e Maqedonisë, Republika e Maqedonisë së Epërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button