Sguridis: Grekët e Pavarur kërkojnë referendum për emrin “Republika Qendrore e Ballkanit”

Zëvendëskryetari i partisë djathtiste greke “Grekët e Pavarur”, Panajotis Sguridis, partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë e kryeministrit, Aleksis Cipras, kërkoi referendum për çështjen e emrit të Maqedonisë, njoftuan mediat greke Njuz 24 dhe “Parapolitika”.

Sguridis deklaroi se partia e tij nuk do të votojë ndonjë emër i cili do ta përmbajë fjalën “Maqedonia” dhe shtoi se “propozim i Grekëve të Pavarur është emri “Republika Qendrore e Ballkanit”.

“Ne nga partia Grekët e Pavarur vlerësojmë se Shteti i Shkupit duhet të ekzistojë dhe mund të luajë rol të rëndësishëm në Ballkan. Inkuadrimi i tij në NATO dhe në BE është i rëndësishëm, por kjo duhet të ndodhë pa irredentizëm. Propozimi ynë për emërimin e “Republikës Qendrore të Ballkanit”. Ky është emër neutral, por me një dinamikë të caktuar lidhur me vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Sguridis për radion Fokus të Selanikut 103,6.

Ai sqaroi se nëse në referendum populli grek vendos diçka më ndryshe, partia do ta pranojë vendimin. Sqarimi është i ngjashëm me atë që u mbajt në Qipro për projektin e propozuar në vitin 2004 të ish sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Kofi Anan për bashkimin e sërishëm të ishullit të ndarë, vlerëson politikani.

Sguridis për radion ka shtuar se referendumi mund të organizohet nëse të dyja vendet do të arrijnë marrëveshje, e cila nëse nuk votohet nga Parlamenti, mund t’i nënshtrohet një prononcimi gjithëpërfshirës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button