LSDM: Pres pas Vitit të Ri VMRO-DPMNE të kthehet në Kuvend

LSDM pret VMRO-DPMNE të kthehet në Kuvend pas festave të Vitit të Ri dhe së bashku me shumicën parlamentare të punojë në interes të qytetarëve.

“Jemi të bindur dhe shpresojmë se VMRO-DPMNE do t’i lërë mënjanë praktikat e vjetra për destruktimin dhe bllokimin e proceseve dhe se menjëherë pas Vitit të Ri do të kthehet në Kuvend dhe së bashku me shumicën parlamentare do të punojnë në të gjitha proceset ligjore pozitive në interes të qytetarëve”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën informoi për punën e bërë në gjashtë muajt e kaluar prej që janë në pushtet.

I pyetur nëse pas daljes së Aleancës për Shqiptarët prej koalicionit qeveritar LSDM negocion me PDSH-në për ta marrë vendin e tyre, Kiracovski theksoi se po bëhen bisedime me të gjitha subjektet politike.

“E kemi derën hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, madje edhe ndaj oponentit tonë. LSDM në këtë moment ka shumicë parlamentare stabile, por në të ardhmen do ta bëjmë të gjithë atë që është në interes të qytetarëve të jetë evidente dhe të zbatohet. Kjo shumicë nuk është për shkak të LSDM-së, por për arsye se në vend është zhvilluar demokracia dhe shumica e deputetëve se interesimi i qytetarëve dhe shtetit është para së gjithash”, tha Kiracovski.

Theksoi se janë pushtet demokratik dhe se e lënë të lirë çdo deputet në Kuvend të sillet siç dëshiron dhe sipas bindjes personale politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button