Organizata monitoruese: Rreth 39.000 persona vriten në Siri në vitin 2017

Rreth 39.000 persona, prej të cilëve 10.700 civilë, janë vrarë në luftën në Siri në vitin 2017, kumtoi Qendra siriane joqeveritare për të drejta të njeriut.

Sipas tyre, në mesin e të vrarëve janë 2.109 fëmijë dhe 1.492 gra. Në këtë shifër janë 2.932 ushtarë qeveritarë dhe 7.494 ekstremistë kryesisht të SHI-së dhe Xhebht al – Sham, e njohur si Xhebhar al – Nusra, ish klon i Al Kaedës.

Janë vrarë të paktën 212 pjesëtarë të Hezbollahut libanez, aleatë të Qeverisë siriane.

Në vitin 2016 janë vrarë 49.742 persona në Siri. Nga fillimi i konfliktit në Siri jetën e kanë humbur mbi 494.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button