Kosovë, deputetët nuk kanë hequr dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Kërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e 22 dhjetorit, për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftë në Kosovë, do të mbetet edhe më tej dhe ajo do të votohet nëse arrin para deputetëve, thonë deputetë të partive në pushtet dhe atyre opozitare, njofton REL.

Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, subjekt ky brenda koalicionit qeverisës në vend, se kërkesë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është bërë për ndryshimin e karakterit etnik të gjykatës dhe të mos gjykohen vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por të gjithë ata që kanë bërë krime të supozuara, përfshirë edhe individët e mundshëm nga bashkësitë tjera etnike në Kosovë.

Në anën tjetër, në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se “nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”.

Vendimi për Gjykatën Speciale i vitit 2015, sipas tij, mbetet në fuqi, por, lidhur me nismën e 43 deputetëve, ndonëse në dy tentime ka dështuar të dërgohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë, se çështja nuk është mbyllur.

Partitë opozitare mbeten të ndara në qëndrime lidhur me propozimin e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se është kundër kësaj nisme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button