Kosovë, deputeti Sherifi: Nisma nuk i ka tërhequr nënshkrimet për Specialen

Shefi i grupit parlamentar të Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi ka thënë për KALLXO.com se asnjë nga deputetët e këtij subjekti nuk i ka tërhequr nënshkrimet nga iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, në një intervistë dhënë në Televizionin Dukagjini është shprehur se disa deputetë të Nismës kanë hequr nënshkrimet nga nisma për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale.

Mirëpo këtë e ka mohuar shefi i grupit parlamentar të Nismës për Kosovës në një prononcim për KALLXO.com.

“Nënshkrimet janë individuale. Secili deputet që e ka nënshkruar ka të drejtë edhe me tërheqë. Mirëpo deri tash asnjë deputet nuk më ka thënë se e ka tërheqë nënshkrimin”, tha Sherifi.

Sherifi foli edhe për deklaratën e Ilir Dedës.

“Nuk e di që Deda ka mbledhë nënshkrime”, tha tutje Sherfi që sqaroi se tërheqja e nënshkrimeve bëhet me shkrim dhe se deri dje s’ka pasur asnjë tërheqje nga deputetët e Nismës për Kosovën.

Por deputeti Ilir Deda insistoi që ka tërheqje të nënshkrimeve.

“Ka dokumente, unë kam thënë që 8 deputetë janë tërhequr, ka të Nismës, ka të AKR-së edhe prej minoriteteve, por 8 janë tërhequr”, tha deputeti Deda.

Nënshkrimin nga nisma për shfuqizim të Ligjit të Speciales e ka tërhequr edhe zyrtarisht deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, i cili ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar korrekt se për çka bëhet fjalë.

Edhe deputeti i Nismës Milaim Zeka, njëri nga nënshkruesit, konstatoi se deputetët janë mashtruar kur kanë dhënë nënshkrimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button