Detoksi magjik kundër gripit!

Jemi gjithmonë e më shumë të rrezikuar prej gripit që qarkullon e uljes së temperaturave. Madje ka rënë edhe bora e parë! Po, si ta parandalojmë e luftojmë gripin në një mënyrë sa më natyrale?

Ju sjellim një recetë detoksi fantastik kundër gripit dhe shumë të lehtë për t’u përgatitur! Vitamina C dhe fibrat janë vetëm disa nga përfitimet që do të keni prej frutit të kivit. Nëse i shtojmë edhe fuqinë detoksifikuese të limonit, kjo pije është fantastike për shëndetin tuaj, shkruan Bordo.al. 

Ujë, limon e kivi për të luftuar gripin e pastruar organizmin tuaj! Për të përgatitur këtë recetë ju duhen shumë pak përbërës: një gjysmë kokrre limoni, një kivi dhe ujë.

Përgatitja!

Pastroni kivin, qerojeni dhe priteni në mes. Një gjysmë në copa dhe gjysmën tjetër në copa shumë të vogla. Spërkatini me lëng limoni.

Vendosni në blender copat e kivit, lëngun e gjysmës së kokrrës së limonit, ujin i cili preferohet të jetë shumë i ftohtë dhe natyral.

Hidheni përzierjen në një enë dhe lëreni për pak kohë të dekantojë. Shtojini copat e vogla të kivit dhe servireni.

Nëse limoni është shumë i thartë për shijen tuaj, mund të zëvendësoni me lime, limonin jeshil, i cili ka më pak aciditet në përbërje! Ju bëftë mirë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button