Daçiq: Edhe Serbia ndihmon në ndriçimin e vrasjes së pesëfishtë!

Policia serbe kontrollon të dhëna të cilat do të mund të ndihmojnë në gjetjen e kryerësve të vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë në gjithçka kërkojnë kolegët tanë nga policia e Maqedonisë. Ne tashmë bëjmë kontrolle të ndryshme në këtë qëllim, të cilat do të mund të ndihmojnë në ndriçimin e këtij rasti”, deklaroi sot ministri serb i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq.

Policia e Maqedonisë sot informoi se është duke punuar në analiza të incizimeve të pompave të benzinës në të  cilat ka mundësi të jetë incizuar automobili “Opel omega” . /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button