BFI – Të mos preket trualli i Xhamisë Burmali

Bashkësia Fetare Islame shpreh habinë dhe revoltin e saj pse Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është dakorduar me një biznesmen nga Greqia të ndërtojë mbi truallin e Xhamisë Burmali. Nga BFI kanë reaguar me shkrim deri te krerët e Qeverisë.

“Shpesh herë në mënyrë të shkruar dhe gojore  kemi informuar kreun shtetërorë, ministritë përgjegjëse por edhe Komunën Qendër, dhe nga ato kemi kërkuar që të lejojnë rindërtimin e Xhamisë së Burmalisë e cila ka qenë themeluese e sheshit të sotëm të Shkupit.  

Në të njëjtën kohë në mënyrë të prerë dhe hapur kemi theksuar se ne si BFI, myslimanët e Shkupit por edhe myslimanët e të gjithë shtetit nuk pajtohemi që në lokacionin e Xhamisë së Burmalisë së shkatërruar të ndërtohet Shtëpia e Oficerëve e cila simbolizon militantizmin e okupatorit serb”shkruhet në kumtesën e BFI-së.
Sipas tyre, Qeveria aspak nuk i mirëkupton ndjenjat fetare të myslimanëve të Maqedonisë dhe lëndon ato për së dyti herë.

“Me këtë korrespodencë me shkrim në mënyrë serioze ju paralajmërojmë se nëse fillon çfarëdo-qoftë ndërtimi mbi themelet e Xhamisë së Burmalisë, pasojat nga sjellja juaj jo njerëzore do ti mbartni Ju që keni sjellë një vendim të tillë në një kohë e cila është tepër e ndjeshme për raportet ndëretnike dhe ndër-fetare në vend. Ne shpresojmë se logjika do të mbizotërojnë dhe do ta ndërpritni këtë punë shejtani” shkruan BFI./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button