Maqedonia në vitin 2018 do të shpenzojë më shumë energji se këtë vit

Maqedonia deri vitin e ardhshëm do të shpenzojë 2,7 për qind më shumë energji finale se këtë vit, parashikon Bilanci Energjetik për vitin 2018. Pjesëmarrje më të madhe në energjinë e konsumuar do të kenë produktet e naftës me 51,5 për qind, pas çka vijon energjia elektrike me 28, biomasa me 10,5 dhe qymyri me 5,3 për qind.

Siç është theksuar në seancën e Asociacionit të Energjetikës së Maqedonisë (MEA), në të cilën u shqyrtua Bilanci Energjetik, 39 për qind nga konsumi final i energjisë do të thithë komunikacioni, 27 për qind industria, 26 për qind amvisëritë, 5 për qind sektori komercial dhe  i shërbimit, një për qind bujqësia, … Prodhimi i energjisë elektrike parashikohet të arrijë 5,766 gigavat orë ose tre për qind më shumë se në vitin 2017.

Енергетски биланс МЕА

Nevojat e parashikuara për energji për vitin 2018 janë për dy qind më të ulëta në krahasim me vitin 2017. Krahasuar me vitin 2017, rritje më të madhe vërehet te gazi natyror prej 14 për qind, si rezultat i njoftimeve për rritje të prodhimit nga “TE-TO”. Në vitin 2018 parashikohet produktet e naftës të marrin pjesë me 39 për qind të konsumit, qymyri me 31 për qind, biomasa tetë, nëntë gazit natyror, hidro  energjia me katër, ndërsa energjia e erës, gjeotermale, biogazit dhe energjisë diellore me diçka më shumë mbi zero për qind. Ndërkohë, importet neto të energjisë elektrike do të marrin pjesë me tetë për qind.

Për vitin 2018 parashikohen të shpenzohen 292,9 mijë metra normalë kub, nga të cilat 244 mijë për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes. Për konsumin përfundimtar janë parashikuar 47,4  mijë metra kub normal të gazit, prej të cilave 39,9 mijë për industrinë, 7,084 për sektorin e tregtisë dhe shërbimit, 190.000 për trafikun dhe 202.000 për familjet.

Në vitin 2018 është paraparë pothuajse konsum i njëjtë i produkteve të naftës është si në vitin 2016. Nevojat e thëngjillit vlerësohen në një total prej 5,486,5 kiloton, prej të cilave vetëm 76 kilotone do të importohen linjiti me kalori të lartë dhe 22,1 kilokon koks, ndërsa pjesa tjetër e linjitit të ulët kalorik. Pjesa më e madhe e thëngjillit do të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Bilanci i energjisë është një dokument planifikues indikativ në të cilin  tregohen nevojat e sasive të përgjithshme të energjisë dhe të llojeve të caktuara të energjisë në vend dhe mundësitë për sigurimin e tyre me prodhimin nga kapacitetet vendore dhe nga importi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button