Komuna e Sarajit, do t’i rrit kapacitet në çerdhen ‘Filizi’ në Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ishte i pranishëm në manifestimin e fundvitit në çerdhen “Filizi” në Saraj”, ku uroi stafin e çerdhes për organizimin dhe shprehi mirënjohje për ftesën që ju është bërë, ndërsa përshëndeti prindërit që ishin të pranishëm në këtë manifestim.

Bexheti, Çerdhes “Filizi”, i dha një premtim se në të ardhmen Komuna e Sarajit, do t’i mbështet më shumë, duke i siguruar ata se në muajin shkurt të  vitit 2018, me iniciativë të komunës çerdhja do të rrit kapacitetet për pranimin e fëmijëve, gjegjësisht do të formohet edhe një grup shtesë ose një klasë.

Bexheti ndoqi programin e begatshëm që ishte përgatitur nga mësueset dhe fëmijët, ku u  recituan vjersha si dhe kishin përgatitur disa pika muzikore gjë që bëni këtë manifestim edhe më interesantë. Me këtë rast kryetari I Komunës fëmijëve ju shpërndau dhurata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button