Ministri grek Muzales e dënoi “hipokrizinë” e Evropës lidhur me fëmijët emigrantë

Ministri grek i Politikës së Migracionit, Janis Muzalas, e dënoi “hipokrizinë” e Evropës e cila refuzon të ndajë barrën kur bëhet fjalë për kujdesin e qindra të miturve në kampin e refugjatëve “Morija” në Lezbos.

“Kemi probleme me refugjatët e mituri. Kërkojmë nga Evropa të marrë disa prej tyre, por ata nuk duan”, tha Muzalas për agjencinë greke ANA-MPA.

Në këtë kamp ka 250 fëmijë të pashoqëruar edhe 68 me të afërmit. Në “Moria”, më i madhi nga pesë kampet e emigrantëve në ishujt e detit Egje, ka më shumë se 5,000 njerëz, ndërsa  kapaciteti është vetëm 2,300.

“Evropa duhet të ndërpresë hipokrizinë … Është e lehtë të luash rolin e prokurorit … Është e vështirë të merret me refugjatët dhe emigrantët, ndërsa të mos shkaktohet konflikt me interesat lokale”, deklaroi ministri.

Përveç fëmijëve në kamp, ka shumë gra shtatzëna, si dhe rreth 500 njerëz në listën e pritjes për trajtimin psikiatrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button