Rusi: Investorët largohen për shkak të sanksioneve amerikane

Shumë investitorë të jashtëm duket se po i shfrytëzojnë ditët e fundit të vitit 2017 për t’i tërhequr të hollat nga Rusia për shkak të shqetësimeve për mundësinë e sanksioneve të reja kundër oligarkëve rusë dhe korporatave shtetërore, që janë të afërta me Kremlinin, kanë raportuar mediat gjatë ditës së djeshme, transmeton REL.

Lëvizja jashtë Rusisë duket se është kthim i rritjes së investimeve të jshtme, që kanë ndodhur në fillim të vitit 2017, kur investitorët kishin parashikuar zbutje në raportet Shtetet e Bashkuara – Rusia, nën administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka raportuar e përditshmja biznesore ruse, Kommersant.

Sipas kësaj gazete, Bank of America Merrill Lynch, kompania kryesore në Wall Street, pret që Rusia të përjetojë një rënie të përgjithshme prej afro një miliard dollarësh këtë vit, në investimet e jashtme si pasojë e largimit të fundvitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button