Kremlin: Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë negociata midis Koresë Veriore dhe SHBA-së

Kremlini sot njoftoi se Rusia është e gatshme të kryejë rolin e ndërmjetësuesit midis Koresë Veriore dhe SHBA-së në bisedimet qëllimi i të cilave do të jetë ulja e tensioneve, nëse të dyja palët kanë dëshirë që Moska ta marrë këtë rol.

“Përgatitja e Rusisë që ta trasojë rrugën për deeskalim është e dukshme”, deklaroi në pres konferencë zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov.

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Llavrov dje i bëri thirrje Uashingtonit dhe Phenianit që të fillojë bisedime, duke theksuar se Rusia është e gatshme që të ndërmjetësojë.

Sipas konfirmimeve të mediave koreanojugore, Koreja Veriore përgatitet të lëshojë satelit në univers, që sipas ekspertëve ka për qëllim zhvillim të mëtejshëm të teknologjisë të raketave balistike, derisa autoritetet koreanojugore në dokument zyrtar parashikojnë se Pheniani  vitin e  ardhshëm do të kërkojë negociata me SHBA-në për armatimin e saj bërthamor.

Këshilli i Sigurisë të KB-së të premten unanimisht vendosi sanksione kundër Koresë Veriore për testimin më të ri të raketave balistike, të kryer më 29 nëntor. Vendosja e sanksioneve të reja Pheniani e konsideron se bllokim ekonomik dhe akt lufte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button