Vazhdime të pesë seancave në Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar vazhdime të pesë seancave: e 11-ta, e 12-ta, e 13-ta, e 15-ta dhe e 22-ta.

Pikat e mbetura nga rendi i ditës të seancës së 11-të janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kulturë, për regjistrim të pagesave me para në dorë, për mbrojtje nga pirja e duhanit, për siguri të qarkullimit në rrugë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, ndërsa Propozim vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është pika e vetme në seancën e 12-të.

Në vazhdimin e seancës së 13-të janë Propozim ligji për tregti në tregje të gjelbra, me procedurë të shkurtuar, si dhe interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, të parashtruara nga deputetët e opozitares VMRO-DPMNE.

Në kuadër të vazhdimit të seancës së 15-të, deputetët duhet të debatojnë rreth Propozim ligjit për ndërprerje të validitetit të Ligjit për artistin e kombit të Republikës së Maqedonisë, në lexim të parë, si dhe Propozim ligjin për dhënie të bonove me vlerë – vauçerë, gjithashtu në lexim të parë, me propozim të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për Këshillin gjyqësor të RM-së dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligji për ndërprerje të validitetit të Ligjit për vërtetimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për vërtetimin e përgjegjësisë për gjykatësit, gjithashtu me procedurë të shkurtuar janë pikat e vetme të mbetura në rend dite të seancës së 22-të të Kuvendit.

Para vazhdimeve të këtyre seancave në Kuvend do të ketë fjalim vjetor të presidentit Gjorge Ivanov. [owl-carousel category=”Uncategorized” singleItem=”true” autoPlay=”true”]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button