Propozim-ligji për amnisti kaloi në lexim të parë në Kuvend, do të lirojë 670 persona dhe 3,097 të tjerëve do t’ua zvogëlojë dënimin

Propozim-ligji për amnisti në lexim të parë, pasdite mori mbështetje nga Kuvendi në kuadër të seancës së 27-të.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Spasovski elaboroi se me Propozim-ligjin për amnisti duhet të lirohen nga vuajtja e dënimit me burg afërsisht 670 persona të dënuar në burg deri në gjashtë muaj, ndërsa për 3.097 persona të zvogëlohet dënimi për 30 për qind.

Ministria e Drejtësisë gjatë përgatitjes së ligjit i ka marrë parasysh kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese si institucione që duhet të mundësojnë dhe sigurojnë risocializim të suksesshëm të popullatës dënuese dhe të cilat, theksoi Ristovski, në mënyrë jokontestuese janë të mbingarkuara, kushtet për qëndrim nga organizatat ndërkombëtare janë vlerësuar si johumane, ndërsa rreziku nga infeksioni kriminel në institucionet ndëshkuese-përmirësuese është real. Për këtë shkak është vlerësuar se është i domosdoshëm miratimi i ligjit me të cilin një grup personash të dënuar me burg deri në gjashtë muaj për vepra të lehta penale do të lirohen nga vuajtja e dënimit. Për popullatën tjetër të burgut është parashikuar ulje e dënimit me përgjithshëm për 30 për qind përveç për veprat që me këtë propozim janë përjashtuar nga amnistia.

Deputetja e BDI-së, Mirsada Emini-Asani tha se e mbështesin ligjin, duke potencuar se me të, mes tjerave, do të realizohet edhe kursimi i mjeteve buxhetore, të cilat do të shfrytëzoheshin për përmirësimin e kushteve në institucionet ndëshkuese përmirësuese.

Siç theksoi Ristovski, me tekstin e propozuar të ligjit nuk parashikohet amnisti për persona të dënuar me dënim me burgim të përjetshëm, si dhe për kryerësit e veprës penale vrasje nga neni 123 i Kodit penal, vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimeve (neni 158-165-v) nga Kodi penal.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button