Kush e krijoi këtë gjithësi të përsosur?

PËRSE NE JEMI TË KRIJUAR?

“Një ditë, materializmi do të mbahet në mend në histori si një besim primitiv dhe paragjykues që i kundërvihet si arsyes ashtu edhe shkencës. ”(Harun Jahja)

“A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe në çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëbotë, cilës bised pos kësaj (Kur’anit) do t’i besojn?”(El- A’raf: 185).
Ose, si thotë i Lartësuari:
“ Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë); Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”(Ali Imran:190-191).

EKZISTENCË E VËRTETË – ALL-LLAHU

“ All-llahu” është emër në njëjës.
Ky është emër i fshehtësisë e cila në vete ngërthen të gjitha emrat, atributet dhe veprat… përfshin çdo gjë në mënyrë të përsosur…
Është me karakteristika të plota…
Ky është emër personal i qenies së Zotit i cili është mbështjellë me fshehtësi… Të gjitha emrat e Tij të tjerë janë në korelacion me këtë emër, andaj për ta thuhet se janë emra të Zotit.

Mirëpo, askujt nuk i lejohet të thot se është All-llah.

Asnjë krijes nuk ka pjesë në këtë emër. Ai është emër personal i Krijuesit. Ky është emër që qëndron vetvetiu, nuk është nxjerr nga askush, as nuk i nënshtrohet ndryshimit…
Kur’ani pyet: ” A di se dikush e ka emrin e Tij”?
Përkatësisht, a njeh dikë që do ta quaje All-llah, pos All-llahut?
Pra, çdo emër ka një kuptim. Ky emër privon kundërshtit… Ai nuk ka domethënie të kundërt.
Ai është emër komplet që përudh në domethënien e caktuar me tërësinë e vet, me pjesët e veta individuale dhe konsonantet e veta, dhe krahas asaj që i abstrahohen shkronj pas shkronje, ai, më në fund e ruan domethënien e vet.
All-llahu xh.sh. ka krijuar çdo gjë. Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ka krijuar dhe krijon çdo gjë të gjallë. Nuk ka dyshim se Ai është ekzistenc e tërësishme. Nëse qeniet e gjalla janë më të përparuara se sa qeniet jo të gjalla, nuk ka dyshim se Krijuesi i këtyre qenieve të gjalla është ekzistimi më i plotë i tyre.

Nëse çdo ditë e shohim “ Dorën e Fuqis Hyjnore “, se si krijon me miliona krijesa, duke filluar nga yjet, planetet, bimët , kafshët, njeriun, natën dhe ditën në formë madhështore, padyshim Krijuesi i këtyre krijesave, të cilat përsëriten për çdo ditë, është i Fuqishmi, i Gjithdijshmi, i Urti, Ai i Cili ka vullnet të pakufizuar.

Andaj , Allahu është i Gjallë, ndërsa jeta e Tij është jetë më e plot. Pamjet e jetës të cilat i vështrojnë paraqesin gjurmë të dobët të jetës së të Gjallit, Vetekzistuesit, i Cili në të vdekurin e futë jetën, e që me frymën e Tij në sendin jo të gjallë, e futë jetën dhe lëviz.
“ S’ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës ( së pemës). Ai nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?” (El En’am:95).

Ekzistimi i All-llahut shtrihet në amshimin e pafilluar, ku nuk mund të paramendohet kurrfar ekzistimi përpara Tij. Meqenëse çdo ekzistim Ai e ka krijuar, atëherë Ai të gjitha këtyre u paraprin. All-llahu është i Pari që imagjinata jote do të mendonte mbi ekzistimin.
Më e habitshme është që heretikët i mohojnë fjalët e atyre që i besojnë All-llahut: Ai në të vërtetë është i pari dhe i paraprin çdo gjëje, në kohën kur materien (nebulozën substanciale) e përshkruajnë në mënyrë të njejtë dhe për te thon: nuk ka “Krijues”, dhe atë në kohën kur faktet e vështrimit janë gërshetuar, të cilat flasin mbi atë se gjithësin nuk e ka krijuar Ai që nuk ekziston, se kjo ka ndodhur pas asaj që nuk ka ekzistuar asgjë, se materia nuk është e para dhe pa fillim, ashtu siç pohojnë, por All-llahu ështe Krijuesi i saj dhe Ai është i Pari.

“ All-llahun e lartësoi me adhurim ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është i Gjithfuqishmi, i Urti. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe ka fuqi për çdo send. Ai është i pari që s’ka mbarim, I Dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i Dijshmi për çdo gjë”(El Hadid:1-3).

Kur All-llahu ekzistonte i vetëm në amshueshmërin e Vet, dëshiroi të njihej dhe, me anë të shfaqjes së atributeve të Tij, e krijoi këtë gjithësi.
Të gjitha atributet hyjnore, ato që i dimë si dhe ato që s’mundemi t’i njohim, kanë tri vende ku shfaqen në formën e tyre më të përsosur:

a. Gjithësin
b. Kur’anin e lartësuar
c. Njeriun

Gjithësia është shfaqja, konkretizimi praktikë i të gjitha atributeve hyjnore, kurse Kur’ani, shfaqja e tyre në fjalë. E thënë ndryshe, Kur’ani është gjithësia e formësuar si fjalë. Kurse njeriu si esenca e gjithësis, si bërthama e saj. Sepse njeriu është qenie e vetme që ka pjesë shumë a pak prej të gjitha atributeve të All-llahut. Ky është edhe shkaku që njeriu përmendet si “krijes e nderuar”. Ndërkaq, me që tek njeriu ka shfaqje edhe të atributeve hyjnore të forcës, si Mudil (shtytës), Mutekebbir (imponues), etj. Edhe atributeve të butësis si Hadi (orientues) Rrahman (mëshirues), Rahim (bamirës) etj., natyra e njeriut është e prirur edhe kah e mira, edhe kah e keqja, është e aftë për të bërë edhe mirë, edhe keq. Me që engjëjt nuk kanë aftësi dhe mundësi për të bërë keq njeriu, duke përparuar në rrugën për t’u bërë” i afërti i Zotit,” ka mundësi për t’i kaluar edhe ata.

GJITHËSIA
* * *
Ne udhëtarët e kësaj anije kozmike që quhet Tokë, e dim se ajo, së bashku me planetet tjerë të sistemit diellor, tashmë me miliona vjet depërton nëpër kozmos… Kurse Dielli, në shoqëri të qindra mijëra milion yjeve tjerë formon, duke lundruar, qytetin, emri i të cilit është Galaktik… Ka edhe me qindra mijëra miliona galaktika të cilat sikur kjo, lundrojnë në gjatësinë dhe gjërësinë e padukshme dhe të pafund të kozmosit.

Shkëputur nga libri: “Kodi Enigmatik i Universit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button