Haradinaj e pranon: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale i sjell pasoja Kosovës (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pranuar se tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të ketë pasoja për vendin. Por sipas tij, pasoja do të ketë edhe Gjykata Speciale, transmeton Lajmi.net.
“Ky veprim ka pasojat e veta. Pra nuk është pa pasoja. Në fakt edhe Gjykata vetë është barrë e rëndë për Kosovës. Hiq faktin se edhe ne jemi të interesum për zbardhjen e çfarëdo vepre kriminale të luftës apo pas luftës. Një situatë e tillë Kosovën e nxjerr gati monstrum ligjor pra vetëm për Kosovën organizohet një situatë e veçantë. Ka pasë një për krejt ish-Jugosllavinë ku jemi përfshi ne, e tani është vetëm për Kosovën”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

43 deputetë të Kuvendit të Kosovës kërkuan dje që të mbahet seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button