Mustafa: LDK është kundër shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa para pak minutash ishte në konferencë për media dhe njoftoi se partia e tij është kundër shfuqizimit të ligjit të Gjykatës Speciale që u soll sot në Kuvendin e Kosovës, njofton Portalb.mk.

“Ky vendim është i papranueshëm për LDK dhe për shtetin e Kosovës, sepse ne këtë ligj e kemi miratuar. Kosova asnjëherë nuk ka qenë fajtore për krimet e luftës së Kosovës. Ky ligj suprivon veprimin e bërë me parë nga Kuvendi i Kosovës. Ky ligj është sjellë në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në dhe LDK-ja do të vazhdojë këtë bashkëpunim. LDK nuk do ta përkrah këtë iniciativë dhe do të jemi fuqishëm kundër. Në asnjë rast ne nuk do të rrezikojmë shtetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës dhe ta kthejmë në rezolutën 1244”, tha Mustafa.

“Ne do të bashkëpunojmë edhe me parti të tjera, me lëvizjen e Vetëvendosje”, tha Isa Mustafa.

Isa Mustafa refuzoi të komentoj arsyen që solli te ngritja e kësaj inciative.

Duke e pasur parasysh se pjesëtarë të Vetëvendosjes kanë qenë më herët në takim me LDK, Mustafa nuk bëri të ditur se a janë edhe ata kundër kundër shfuqizimit të ligjit të Gjykatës Speciale.

“Sërish, njoftimin për vendimin duhet ta bëjë vetë Vetëvendosja dhe jo unë”, tha Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button