Këshilli i Sigurimit të KB-së vendos për ashpërsimin e sanksioneve drejt Koresë së Veriut

 Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot duhet të votojnë për kërkesën amerikane për vendosjen e sanksioneve më të ashpra drejt Koresë së Veriut, si dënim për programin e saj bërthamor dhe raketor.

Nëse aprovohen, sanksionet pothuajse tërësisht do ta ndërpresin eksportin e naftës dhe derivateve të naftës në Korenë e Veriut dhe do ta përkufizojnë mundësinë e qytetarëve koreanoverior të punojnë jashtë, që është burim kryesor të të ardhurave për shtetin.

Propozimi për sanksione të reja pason pasi Koreja e Veriut më 29 nëntor testoi deri më tani projektilin më modern për të cilin konsideron se mund të godasë qytete në bregun perëndimor të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button