KE: Maqedonia edhe më tej i përmbushë kushtet për liberalizim të vizave

Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej i përmbushin kushtet për liberalizim të vizave, por nevojiten aksione në sfera të caktuara specifike për ruajtje të implementimit të tyre të qëndrueshëm, tregon raporti i Komisionit evropian për zbatimin e obligimeve nga libearlizimi i vizave për vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti lindor.

Eurokomisari për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopullos, vlerësoi se ata janë tërësisht të përkushtuar në mbrojtjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti lindor, transmeton MIA. 

“Sigurimi i këtij liberalizimi vjen me obligime, si për qytetarët, ashtu edhe për autoritetet. Ne i njohim përpjekjet e vendeve për sigurim të përparimit të realizuar dhe se reformat japin rezultate konkrete, por megjithatë nevojitet punë e mëtutjeshme. Presim të gjitha shtetet t’i intensifikojnë përpjekjet për përballje me migrimin jo të rregullt dhe parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin”, deklaroi Avramopullos.

Ky është raporti i parë sipas sistemit të ri monitorues për ndjekje të këtyre tetë shteteve, të cilat i kryen negociatat për liberalizim të vizave me BE-në.

Raporti tregon se të gjitha tetë shtetet tregojnë përkushtim të fuqishëm të përmbushjes së obligimeve të nevojshme dhe ndërmarrin përpjekje të rëndësishme për zbatim të reformave të nevojshme dhe tani është imperativ që këto reforma të jenë të qëndrueshme dhe shtetet nuk stagnojnë gjatë përparimit.

Sipas raportit, nevojiten përpjekje shtesë, posaçërisht në sferën e migrimit jo të rregullt dhe riatdhesimit, luftën kundër korrupsionit dhe larjes së parave, si deh rendin  dhe sigurinë publike.

Masat e zbatuara për përballje me migrimin jo të rregullt tregojnë rezultate dhe efekti është ulje e dukshme e numrit të kërkuesve të azilit në vendet anëtare të BE-së nga këto vende, tregon raporti i KE-së.

Raporti i ardhshëm i KE-së para Parlamentit Evropian dhe Këshillit për përmbushje të liberalizimit të vizave është në vitin 2018.

Maqedonia ka liberalizim të vizave prej dhjetorit të vitit 2009.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button