“Fiat” të akuzuar për manipulime me dizel motorët në SHBA

Kompania “Fiat Krajsler” filloi me negociata me klientë nga SHBA-ja, rreth akuzave për mbulimin e lëshimit të gazrave të dëmshme tej mase nga automjete e tyre dizel.

Ministria amerikane e Drejtësisë e ka paditur “Fiat”-in në maj për manipulimin e testeve nga lëshimi i gazrave të mbi 100.000 “Xhipave” kamionçinë dhe SUV me motor dizel në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Padia u bë rast edhe për shumë padi individuale nga pronarët e automjeteve me dizel të kompanisë.

Vitin e kaluar, Qeveria amerikane, gjithashtu për manipulim me të dhënat për gazrat e dëmshme, e ka paditur edhe “Folksfagen”-in, i cili e pranoi fajin dhe kjo i kushtoi kompanisë 30 miliardë dollarë vetëm në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button