Bistis: Të paqëndrueshme janë dallimet në koalicionin qeveritar në lidhje me emrin

 Qëndrimet e ndryshme midis partnerëve të koalicionit në Qeverinë greke në lidhje me çështjen esenciale nga politika e jashtme, siç është kontesti për emrin, thjesht janë të padurueshme, veçanërisht në rrethanat e tanishme pozitive, që janë krijuar në lidhje të mundësisë për tejkalimin e kontestit, komentojnë sot mediat greke.

Qeveria e kryeministrit Aleksis Cipras tregoi optimizëm dhe gatishmëri të madhe që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme dhe e gjithë kjo përmes aktiviteteve të intensifikuara diplomatike të shefit të diplomacisë Nikos Koxias, transmeton MIA.

Këto tentime, siç komentojnë mediat greke, megjithatë hasin në pengesë për shkak të qëndrimit të liderit të Grekëve të pavarur (AKEL) dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kamenos, i cili përsërit se është kundër termit “Maqedoni” të mbahet në propozimin për emrin.

Nikos Bistis, zëvendësministër i Punëve të Brendshme nga korriku deri në mars të vitit 2004 gjatë qeverisjes së Kostas Simitis, në rishikimin e tij për Protagon.gr. të gjendjeve në koalicionin qeveritar grek në lidhje me kontestin me emrin përkujton se Koxias veç më ka përmendur se koha për Greqinë po kalon, jo vetëm në lidhje me zgjidhjen e kontestit me emrin, por edhe në lidhje me çështje qipriote, që është hapur që nga viti 1974.

Никос Бистис

Këto dy çështje, siç theksohet në tekst krijojnë disbalans në diplomacinë e Greqisë, ndërsa autori përmend se të gjithë në Greqi duhet të kenë parasysh se rreth 140 vende tani më e kanë njohur fqinjin verior nën emrin Maqedoni.

Ky vit ishte krucial për Greqinë në lidhje me zgjidhjen e çështjes qipriote, ndërsa viti 2018 do të jetë esenciale për tejkalimin e kontestit me emrin, ndërsa edhe sivjet edhe vitin e ardhshëm Koxias është në krye të diplomacisë.

Edhe në këtë moment legjitim, siç theksohet në tekst, më së paku është e nevojshme mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar, më saktë në këtë rast midis SYRIZA-s dhe AKEL-it.

Në intervistë për ERT, Koxias jo vetëm që e ka mbrojtur qëndrimin e tij, por ai edhe ka shpallur triumf diplomatik, komento Bistis.

Pozicioni i konfirmuar në vitin 1992 në takim me liderët e partisë nën mbështetje të presidentit të atëhershëm Konstantin Kramanlis se termi “Maqedoni” në emrin e shtetit fqinj nuk është opsion i pranueshëm për Greqinë, është i papranueshëm dhe siç përmendi sërish aktualizohet pakoja Pineiro, në të cilën përmendet zgjidhja “Maqedonia e Re”.

“Atëherë jo vetëm që kemi pasur zgjidhje të bindshme, por kemi pasur edhe bashkëbisedues të besueshëm me presidentin e mëparshëm Kiro Gligorov”, thotë ai.

Sipas tij, me shansin e pashfrytëzuar atëherë, me vendosje të embargos dhe një sërë masash të tjera restriktive “erdhëm në situatë të absurdit gjeografik se Maqedonia është një dhe ajo është greke. Shton se e gjithë kjo ka sjellë deri në nxitje të nacionalizmit ekstrem edhe tek fqinji verior.

“Gligorovi i matur dhe i urtë ndërroi jetë, socialodemokratët humbën, Gruevski u shpall trashëgimtar i Aleksandrit të Madh, duke e dekoruar Shkupin me statuja të mjera dhe duke tentuar t’i ushqejë njerëzit me ëndrra joreale. Ai humbi, dështoi në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dha dorëheqje nga funksioni i liderit në parti, ndërsa lideri i LSDM-së si fitues në proces përpiqet të gjejë kompromis për kontestin me emrin”, tha Bistis.

Sipas tij, është evidente se në të madhe bëhet përgatitje politike dhe psikologjike e qytetarëve për kompromisin e ardhshëm.

“Është evidente se me nacionalizmin e dobësuar tani në mënyrë të përshpejtuar lëvizim në drejtim të zgjidhjes, por rrethanat e volitshme nuk do të zgjasin përgjithmonë”, shton Bistis.

Konsideron se në dy vendet janë krijuar kushte për pranimin e emrit të ndërlikuar, erga omnes.

Vendimi i liderëve partiakë nga viti 1992 është gjithsesi i paqëndrueshëm dhe ajo duhet formalisht të mbyllet. Janë krijuar kushte për arritje të konsensusit për zgjidhjen e çështjes, që zvarritet tashmë 30 vite dhe më nuk kemi kohë për lojëra”, shtoi ai.

Kamenosin e këshillon se po qe se dëshiron të sillet kështu, siç po bën për momentin, mund të “shoqërohet me Agimin e Artë dhe shton se mundësia për zgjidhje të kësaj çështje kaq të rëndësishme nuk do të varet nga mospajtimi i liderit të Grekëve të Pavarur.

Për mospajtimet mes Koxiasit dhe Kamenosit dje foli edhe zëdhënësja e Demokracisë së Artë, Marija Spiraki.

“Në përpjekjet e saj për zgjidhjen e kontestit me emrin, Qeveria nuk ka pozicion të qartë. Disa e mbështesin Koxiasin, disa Kamenosin”, thotë ajo.

“Kjo situatë e tmerrshme është e rrezikshme për interesat e vendit. Ju bëjmë thirrje partnerëve qeveritarë që të arrijnë pajtueshmëri për pozicionin që do ta përfaqësojnë. Demokracia e Re e mbështet pozicionin e samitit në Bukuresht, për emër të ndërlikuar për përdorim të përgjithshëm”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button