Si ta shohim situatën e Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian

Aspiratat e Shqipërisë për të qënë pjesë e Bashkimit Evropian kanë nisur që në fillim të viteve 90’, nga ku direkt pas regjimit komunist vendit i duhej një mbështetje për të dalë nga vështirësitë e mëdha ekonomike dhe politike. Duhet theksuar se sfida më e madhe në rrugën e integrimit të Shqipërisë, është zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila hyri në fuqi me 1 prill 2009. Sipas kushteve të kësaj Marrëveshje Shqipëria duhet të zbatojë në praktikë një seri të tërë parimesh dhe kriteresh.

Me vendimin e Këshillit Europian të qershorit 2014 që i dha Shqipërisë statusin kandidat, si vlerësim për reformat e ndërmarra.

Pika më e rëndësishme e kthesës që mori procesi i integrimit të vendit në BE, ishte Dialogu i Nivelit të Lartë me Shqipërinë në 2013 i cili vendosi pesë prioritete të cilat janë kushti kryesorë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Duhet që Shqipëria të bëjë përpjekje serioze dhe të prekshme në kuadrin e pesë prioriteteve (detyrime qeveritare dhe institucionale): – Reforma në administratën publike; – reforma në gjyqësor; – lufta kundër korrupsionit përmes funksionimit të ligjit;  – lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Për këtë Shqipëria ka miratuar udhërrëfyesin për pesë prioritetet i cili ka si funksion lehtësimin e punës nga institucionet dhe gjithashtu për matjen empirike të shkallës së realizueshmërisë së tyre.

Në vijim të plotësimit të pesë prioriteteve MSA-ja përcakton si kushtin më themelorë për integrimin, përafrimin e legjislacionit të brendshëm me atë të Bashkimit: proces ky që duhet të përfundohet në dy faza 5-vjeçare, brenda vitit 2019 dhe monitorohet periodikisht përmes Planit Kombëtarë për Integrimin Evropian (PKIE). Përafrimi dhe zbatimi i legjislacionit do të rrisë zhvillimin ekonomik dhe tregtinë me Bashkimin Europian, do të përmirësojë mirëqenien dhe kushteve e jetesës së qytetarëve shqiptarë, duke u kurorëzuar në fund me asocimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Referuar këtyre kushteve dhe sfidave me të cilat përballet vendi ynë për të bërë të mundur arritjen e hapjes së negociatave dhe rishmës aspirimin për të qënë vend anëtarë me të drejta të plota i BE-së janë disa qasje prioritare për vijimin me sukses të procesit të integrimit, bazuar kjo në detyrimet që duhen kryer në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit:

Qasja institucionale dhe reformuese e integrimit, kjo është pika kyçe për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë. Nga Plani Kombëtarë për Integrimin Evropian, kapitujt mbi drejtësinë, gjykatat dhe liritë njerëzore janë të panegociueshëm, sepse në to përcaktohen standartet demokratik që duhet të ketë Shqipëria. Duhet domosdoshmërisht të nisë zbatimi praktik i reformimit të sistemit gjyqësore, në bazë të të cilit janë nisur edhe disa rekomandime apo masa nga organet e ekspertizës së Bashkimit Evropian. Funksionimi i sistemit të drejtësisë bën të mundur fuksionimin e ligjit dhe hapin më të madh për luftën ndaj korrupsionit.

Përafrimi i legjislacionit nuk nënkupton vetëm zbatimin e drejtpërdrejtë të direktivave dhe regulloreve të acquis communautaire të BE-së por përafrimi është sinkronizimi i parimeve ligjore me ato të BE-së.

Në këtë kuadër për një ecuri sa me efektive të procesit, duhet që të ketë një monitorim dhe adresim të vazhdueshëm të problematikave, nga instancat e integrimit, të ecurisë së përafrimit të legjislacionit dhe kjo jo vetëm në kuadër të raportimeve për Planin Kombëtarë të Integrimit Evropian por angazhimi të jetë detajuar në zgjidhjen e ngërçeve institucionale dhe në komunikimin ndërinstitucional. Reformimit të administratës publike, e cila po ashtu është një kriter i panegociueshëm për integrimin, pritet të jetë elemeti kryesorë në favor të, efektiviteti institucional, politikbërës dhe ligjvënës, profesionalizmit dhe transparencës në administratën publike. Kjo përmes fuqizimit të Departamentit të Administratës Publike.

– Asistenca Financiare dhe teknike e BE-së. Bashkimi Evropian ofron mundësi për asistencë financiare dhe teknike për ngritjen e kapaciteteve adekuate shtetërore për aplikimin e politikave të caktuara apo projekteve. Shumë i nevojshëm është krijimi i kapaciteteve institucionale në kuadër të implementimit të projekteve (IPA) si faza më e vështirë e tij. Duhet vënë një theks më i madh kundrejt Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitarë për përthithjen e fondeve të BE-së për projektet e suksesshme vendase.

Qasja kulturore dhe emancipuese e integrimit, lidhet me influencën në kulturën e përgjithshme të ideve dhe parimeve evropiane nga ku theksi kryesorë vihet mbi ndërgjegjen qytetare evropiane dhe krijimin e qytetarit Evropian. Kjo qasje është padyshim e panegociueshme, paçka se mbetet parimore. Emancipimi përmes mbrojtjes së të drejtave të grave, barazisë gjinore, të drejtave të minoriteteve apo target-grupeve, jo vetëm përmes kuadrit rregullatorë dhe ligjorë apo hartimit të strategjive, por edhe përmes politikave edukuese dhe sociale; Përçimit i informacionit tek qyetarët mbi idenë dhe vlerat e bashkimit evropian. Politikat dhe  sensibilizimi mbi, antikorrupsionin, mosdiskriminimin, respektimin e ligjit etj; Lufta e hapur ndaj çdo lloj shfaqjeje të dhunës fizike dhe psikologjike në shoqëri;

– Funksinimi i Shoqërisë civile e cila mbron në mënyrë të pavarur të drejtat qytetare dhe theksimi i komunikimit publik për çdo vendim të marrë nga qeveria me grupet e interesit, bizneset, shoqërinë civile etj.

Ambiguitetet që hasim në tërë procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë duhet të marrin një zgjidhje efektive dhe praktike.

I gjithë procesi përbën një sistem, ku për arritjen e hapjes së negociatave duhet patjetër që ky sistem të funksionojë, përmes harmonizimit të politikave, reformave transparente dhe bashkëpunimit ndërqeveritarë. Pas hapjes së negociatave, do bëhet e mundur arritjen e plotë të harmozimit të legjislacionit dhe rrjedhimisht zhvillimi i mëtejshën në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button