Në Rusi dje janë evakuuar 15.000 persona për shkak të alarmit të rrejshëm për bomba

Më shumë se 15.000 persona nga 92 objekte janë evakuuar gjatë sitës së djeshme në gjashtë qytete të Rusisë, për shkak të kërcënimeve me bomba.

“Gjatë ditës së djeshme janë pranuar alarme për kërcënime me bomba në Moskë dhe në qytetet Petropavlovsk Kaçmatski, Anzhero Suxhensk, saratov, Stavropolj dhe Mihailovski. Policia duhej të evakuojë 15.300 persona nga 92 objekte që të bëjë inspektim”, deklaroi një përfaqësues zyrtar.

Mes objekteve, të cilat janë evakuuar janë edhe Duma ruse, Universiteti shtetëror moskovik, qendra tregtare, institucione shtetërore, shkolla, stacione të autobusëve dhe një burg.

Përfaqësuesi shtoi se ndërkaq është konfirmuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm, sepse nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

Kërcënimet e rrejshme për bomba të vendosura në Rusi filluan më 11 shtator, kur janë pranuar gjithsej 3.400 thirrje në 301 qytete dhe ishin evakuuar rreth 2,5 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button