Presidenti polak i nënshkroi të dy ligjet gjyqësore kontestuese
Presidenti polak Andzhej Duda i nënshkroi të dy propozim ligjet kontestuese për reforma gjyqësore, edhe krahas kritikave të BE-së, se legjislacioni në këtë vend e rrezikon sundimin e së drejtës.
“Vendosa t’i nënshkruaj këto ligje”, deklaroi Duda në fjalimin e tij në televizionin shtetëror polak.
Sot paraprakisht KE-ja kumtoi se e ka aktivizuar nenin shtatë nga Marrëveshja e Lisbonës, me të cilin parashikohet heqje e së drejtës së votës të Polonisë në BE.