Kadaj-Bujupi: Vendi ynë në Kuvend, jo në Gjykatë

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi në gjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, tha se vendi i saj dhe kolegëve të akuzuar ndodhet në Kuvend, e jo në gjykatë, njofton Kallxo.com.

“Vendi jonë nuk është në këtë gjykatë, por në Parlamentin e Republikës aty ku na mandatuan qytetarët sepse ne asnjëherë nuk kemi pasur problem me ligjin, por me marrëveshjet kundërkushtetuese”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo marrëveshjet e demarkacionit dhe asociacionit i konsideroi të vdekura.

“Veprimet e deputetëve të lëvizjes vulosën vdekjen e ‘zajednicës’ dhe demarkacionit, shpëtuan vendin nga kapitullimi dhe ruajtën kompaktësinë e republikës, siç ua kemi borxh qytetarëve sot dhe brezave që vijnë”, tha ajo.

As Kadaj-Bujupi, sikurse edhe Albin Kurti e Albulena Haxhiu, nuk iu përgjigj pyetjeve të prokurorit. Kadaj-Bujupi së bashku me Faton Topallin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Albin Kurtin po akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button