Kryeministri turk i vizitoi refugjatët rohinxhë në Bangladesh

Një delegacion i kryesuar nga kryeministri turk Binali Jilldirim sot vizitoi dy kampe të refugjatëve në Bangladesh, ku janë të vendosur rohinxhët, të cilët kanë ikur nga represione ushtarake në Mianmarin fqinj.

Jilldirim fillimisht e vizitoi kampin e refugjatëve të locuar në rreth 40 kilometra nga qyteti Koks Bazar. Në kamp janë të vendosur mijëra rohinxhë nga Mianmari.

Në Koks Bazar, kryeministri turk mori pjesë në pranim-dorëzimin e dy automjeteve për ndihmë të shpejtë spitalit të përgjithshëm të qytetit. Automjetet janë donacion nga Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA).

Ai vizitoi edhe një kamp të refugjatëve, ku në vijim është ndërtimi i spitalit mobil.

Krahas TIKA-s aksione humanitare në rajon kishin edhe Drejtoria për menaxhim gjatë katastrofave dhe gjendje të jashtëzakonshme (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe, si dhe Drejtoria për çështje religjioze e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button