Deri 10 vjet burg për “terroristët telefonik” në Rusi

Duma shtetërore ruse sot në leximin e tretë e miratoi ligjin me të cilin rritet dënimi maksimal për a.q. “Terrorizëm telefonik” prej pesë në 10 vjet burg.

Deputetët miratuan amendamente të Kodit Penal, me të cilin parashihen tre deri në pesë vjet burg për “thirrje të rrejshme të qëllimshme” për përgatitjen e sulmit mbi objekte të infrastrukturës sociale – shkolla, institucione shëndetësore dhe të tjera apo nëse kjo shkakton dëme më të mëdha se një milion rubla (rreth 14.400 euro).

Për thirrje të rrejshme qëllimi i të cilës është “destabilizimi i aktiviteteve të autoriteteve”, gjobat do të jenë prej gjashtë deri në tetë vjet burg.

Vetëm në periudhën prej 11 deri më 25 shtator në Rusi ishin evakuuar rreth 450 mijë persona pas pothuajse 1.000 thirrje anonime për objekte të “minuara”, ndërsa dëmet janë të paktën një miliard rubla (14,4 mlionë euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button