SHFS: Rreth 4.500 shtetas rusë luftojnë në anën e terroristëve

Rreth 4.500 shtetas rusë kanë shkuar jashtë shtetit që të luftojnë në anën e terroristëve. Këtë e deklaroi Aleksandar Bortnikov, drejtor i Shërbimit Federal rus për siguri (SHFS), në një intervistë për gazetën “Rosiskaja gazeta”.

“Rreth 4.500 rusë kanë shkuar jashtë shtetit që të luftojnë në anën e terroristëve”, tha Bortnikov.

Forcat ruse të sigurisë flisnin për rreth 2900 xhihadistë rusë deri më tani, prej të cilëve shumica janë nga republika jostabile myslimane të Kaukazit. Për ta thuhet se luftojnë me anën e terroristëve në Irak dhe Siri, transmeton MIA. 

Sipas Bortnikovit, më shumë se 9.500 persona janë dënuar në Rusi gjatë pesë viteve të kaluara për terrorizëm ose ekstremizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button