Rusia e hodhi poshtë strategjinë e sigurisë së Trampit si “imperialiste”

Kremlini e dënoi strategjinë e re të sigurisë kombëtare që dje e prezantoi presidenti Donald Tramp, duke e vlerësuar si “imperialiste”.

“Strategjia e re e SHBA-së tregon se ata me këmbëngulje nuk dëshirojnë të heqin dorë nga bota njëpolare”, deklaroi Dimitrij Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin.

Në strategjinë kombëtare, Rusia dhe Kina janë theksuar si rivalë të SHBA-së, të cilat punojnë në uljen e ndikimit amerikan në botë dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Peskov, ndërkaq, vëren se në dokument ka disa përmirësime lidhur me strategjitë e këtilla të kaluara sepse nënvizohet se nevojitet të ketë bashkëpunim me Rusinë në raste të cilat janë me interes të ndërsjellë. Peskov e theksoi rastin e paradokohshëm kur CIA e paralajmëroi Rusinë në sulmet e planifikuara terroriste në Shën Petersburg si shembull i mirë i këtij bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button