Negociatat për Presidentin, jo në nivel kryetarësh

Negociatat mes PD dhe PS për presidentin e ri të vendit nuk do të zhvillohen në nivel kryetaresh, por në nivel më të ulët. 

Kreu i grupit të PD, Astrit Patozi i ka dërguar një letër homologut të tij socialist, Gramoz Rucit që të nisin negociatat që sot për presidentin. 

‘Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë thekson ne letren e tij astrit patozi.

Për këtë qëllim, ne jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me negociatorët Tuaj në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, në ditën dhe kohën që Ju e gjykoni të përshtatshme”, thekson Patozi në letrën drejtuar kreu të grupit të PS, Gramoz Ruci. 

Por i kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare” Ruçi mohoi të ketë marrë një letër zyrtare nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. “Deri në orën 4 pasdite (dje) që unë isha në zyrë nuk më ka ardhur asnjë letër nga zoti Patozi”, deklaroi Ruçi, i kontaktuar me telefon. Rreth orës 21:00, të mbrëmjes, Ruçi tha se ndodhej në Qafën e Muzinës, dhe nuk komentoi më tepër nëse do të ketë ose jo këto ditë një takim me Patozin, si të ngarkuar nga PD. 

Duhet theksuar se gjitha takimet e Berishes dhe Ramës me partitë e tjera parlamentare për cështjen e presidentit janë zhvilluar në nivel kryetarësh ndërkohë që është shmangur vetëm takimi kryesor mes dy politikaneve më te rëndësishëm të vendit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button