Kupa e Barcës

Me rezultat të pastër 3:0 për Barcelonën ka përfunduar finalja e Kupës së Mbretit të zhvilluar në Vicente Calderon, ku triumfuan katalanasit ndaj rivalëve të tyre baskë të Athletic Bilbaos. 

Bilbao nuk arriti t’i bëjë ballë Barcelonës as në minutat e parë të takimit. Pedro hapi serinë e golave pas tre minutash lojë për 1-0.

Dominimi total i Barcelonës në sfidë vazhdoi dhe ashtu siç premtoi, Lionel Messi dhe mbajti fjalën e tij. Shënoi golin e dytë të Barcelonës (19’), i cili i dedikohet trajnerit në largim Pep Guardiola.

Rezultati përfundimtar u vendos pas 24 mintuash lojë përsëri nga Pedro (24’), i cili shënoi për 3-0, duke vënë kështu në dyshim Vicente Del Bosquen nëse duhet ta ftojë në Euro pasi vendosi të mos e bënte këtë.

Në vazhdim të takimit nuk ndryshoi asgjë dhe Barcelona në fund u shpall fituese e Kupës së Mbretit, trofeut të vetëm për katalanasit në sezonin 2011/2012. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button