Kosovë, vizat nuk hiqen as në mars

Premtimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se Kosovës do t’i hiqen vizat me BE-në në muajin mars të këtij viti pa u miratuar Demarkacioni me Malin e Zi vlerësohet i parealizueshëm. Ekspertët e integrimeve evropiane thonë se edhe po qe se tash kalon Demarkacioni Bashkimit Evropian i nevojiten së paku 6 muaj kohë për ta proceduar një vendim të tillë, njofton “Zëri

Zotimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se pas tre muajsh (në mars) do të hiqen vizat është i pamundur që të realizohet.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve të liberalizimit e të integrimit, të cilët thonë se gjashtë muaj së paku zgjasin vetëm procedurat pasi të merret vendimi për liberalizim.

Ndërkohë, ky nuk është zotimi i parë i Haradinajt se vizat do të hiqen pas tre muajve. Të njëjtin premtim e kishte bërë edhe para se të vinte në pushtet, porse një gjë e tillë nuk është realizuar.

Megjithatë, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se çdo ditë që po kalon do të jetë një hap më afër liberalizimit të vizave.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Bruksel në takimin e përbashkët mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe shefes së Diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button