Izetbegoviq nuk ndalet, përsëri flet për Kosovën

Anëtari i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq, duke folur për qëndrimet e disa diplomatëve ndërkombëtarë që mendojnë se duhet ndryshuar kufijtë ballkanikë “në mënyrë që të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës dhe e Republikës Serbe”, ka thënë se kjo e fundit nuk mund të krahasohet me Kosovën, transmeton Koah.net.

“Nuk e di se a do të mund të merren vesh Serbia dhe Kosova për ndryshim të tillë kufijsh. Sa i përket entitetit të RS-së, ai nuk mund të krahasohet me Kosovën. Ndaj serbëve të Bosnjë – Hercegovinës nuk është bërë agresion, ata nuk kanë i janë nënshkrua eksponuar gjenocidit, përkundrazi , fqinjët e tyre, kroatë e boshnjakë, me dhunë e me krime janë larguar nga territori i Bosnjë – Hercegovinës për t’u formuar territori i pastër etnik serb. Madje edhe serbë të Sarajevës kanë qenë viktimë e spastrimit të dhunshëm etnik nga ushtria e vet”, citon “danas” të ketë thënë ai

Izetbegoviq ka rikujtuar se në Beograd, kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çoviq lidhur me Kosovës, “përkundër marrëveshjes ndërmjet tre anëtarëve të Kryesisë, ofroi detyrimin që Bosnja e Hercegovina në tërësi do t’i përcjellë qëndrimet e Serbisë”.

“Unë e kundërshtova këtë në takimin e delegacioneve (Sarajevë – Beograd) e më pas edhe në konferencën për gazetarë, sepse ta lësh sovranitetin politikës së jashtme te një vend tjetër është në dëm të Bosnjë e Hercegovinës”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button