Kërkesë deri te Ministria e Kulturës për të hapur sytë për keqpërdorime në Shoqatën e Shkrimtarëve “OENEUM”

I nderuar sekretariat i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, fillimisht ju falënderojmë pa rezervë për përkrahjet tuaja të sinqerta Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, Tetovë për aktivitetet e shumta kulturore e artistike; faleminderit edhe Ministrisë suaj të Kulturës për realizimit e projektit më të madh kulturor “Karvani poetik” me 250,000,oo denarë (4000 e më shumë eurosh), përkrahje për realizimin e këtij evenimenti kulturor në tre qytetet: Dibër, Kumanovë e Manastir. Mirë, çdo gjë mirë nga ana juaj, po, ama shumë keq për anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate,  që ua keni futur fesatin për shkak lakmisë së madhe të parave të tre-katër personave udhëheqës të kësaj shoqate të cilët tinëzisht mundohen të manipulojnë me paratë e lëshuara nga ana e Ministrisë suaj të Kulturës.

Prandaj, i respektuar Sekretariat i kësaj Ministrie, duam që ju si përkrahës kryesor të kërkoni llogarinë e parave 250,000 denarëve të harxhuara gjatë realizimit të “Karvanit poetik”, ku shkuan, si shkuan, ku u harxhuan e si u harxhuan mbi 4200 euro të lëshuara nga ju.

Kërkesën e bën anëtari i këshillit artistik i kësaj Shoqate të Shkrimtarëve “Oeneum”, Sulejman Mehazi, për shkak dyshimit të larjeve të parave të disa anëtarëve të kryesisë së kësaj shoqate. Nuk flas në emër të anëtarëve tjerë të kësaj Shoqate, ata le të deklarohen vet për pakënaqësitë e  tyre, por në emrin tim personal. Mua si anëtar i këshillit artistik mu premtua se do paguhem simbolikisht 150 euro për aktivitetet e bëra gjatë Karvanit poetik në tre qytete: Dibër, Kumanovë e Manastir. Paratë jo që i mora, por për t’i mbajtur vet paratë, më përjashtuan nga shoqata.

Më poshtë ju japim disa argumente për dyshime të larjes së parave të disa anëtarëve të kësaj shoqate:

“Raport financiar

Ushqimi – 39.200.oo denarë
Rruga – 31.500.oo
P.kesh- 18.000.oo , Sekretari z. Rami Kamberi ka parnuar 12.000.oo denarë dhe kryetarja 6.ooo.oo denarë.

Totali : 88.700.oo denarë + 15.300.oo Honorarët në Kumanovë, të paguara në euro 250 ero. 98.000.oo denarë + 2.400.oo denarë hoteli për z. Nuri Koleci, duhet të paguhet me faturë + 1.300.oo denarë për kafe-pauzë- Tetovë, nuk janë paguar.

Totali 106.400.oo denarë

Nga Ministria janë lëshuar 180.000.oo denarë dhe duhet të lëshohen dhe 70.000.oo denarë, ku shuma e tërësishme është 250.000.oo denarë, pra nga shuma e lëshuar prej 180.000.oo dinarëve janë harxhuar 106.4.00.00 denarë dhe kanë mbetur dhe 74.600.oo denarënë dhe 820.oo denarë nga shuma e 12.000.oo qenarëve, që i ka pranuar Sekretari, z. Rami Kamberi.

Pra, nga shuma e 180.000.oo denarëve, kanë mbetur edhe 75.420.oo denarë. Kësaj shume duhet t’i shtohen edhe 70.000.oo denarë, që duhet t’i lëshoj Ministria e Kulturës, ku totali duhet te jetë 145.820.oo denarë.

Pra, shuma totale që ka mbetur nga 250.000.oo denarë është 145.820.oo denarëe, për honorarë dhe, 42.000.oo denarë për shtëpinë botuese Arbëria, kështu që totali i mbetur për honorarë është 103.000.00 denarë, duke mos e llogaritur se sa para ka marr kryetarja, pos 6.000.oo denarëve.

Ndaj, jam i mendimit, që poetëve të jashtëm dhe kameramanit, TV Uskanës dhe fotografit t’u lëshohen mjetet menjëherë me këtë pamje: 9 poetëve nga 3.000.oo 27.000.oo denarë Kameramanit 3.000.oo 3.000.oo Fotografit 6000.oo 6.000.oo Tv Uskana 6.000.oo 6.000.oo.

Totali: 42.000.00 denarë

Pra, nga tërësia e mbetur për honorarë, nga shuma 106.400.oo denarë, duke zbritur shumën 42.000.oo, mbeten edhe 64.400.oo denarë për honorarë të brendshëm, duke mos e llogaritur shumën se sa ka marr për shpenzime Kryetarja, që besoj se se kalon shumën pre 6.000.oo denarëve. Kështu që për honorare të brendshme, na mbeten edhe 58.400.oo denarë. Ndaj jam i mendimit që kjo shumë të ndahet si në vijim:

Kryesia e shoqatës 9 poet nga 1.000.oo 9.000.oo

Moderatorët, tre persona nga 1.000.oo 9.000.oo

Këshilli organizativ tre persona – nga 5.000.oo – 15.000.oo

Këhilli teknik tre persona – nga 5000.oo – 15.000.oo

Autorja e librit një person – 5.000.oo 5.000.oo

Personi për debat një person – 5.000.oo 5.000.oo  Totali: 55.000.00 denarë Ngelin edhe 3.400.oo denarë.”

Më poshtë kemi shënuar bisedën e dy anëtarëve të kryesisë në lidhje me raportin financiar, kjo bisedë e poshtëshënuar na ben që të dyshojmë në lidhje larje parash.

“Adem, përshëndetje, si kryetare apo me mire thënë si i pari i këshillit tekniko artistik po ta përcjelli raportin financiar se si është ecuria, shikoje dhe bashke me Sulen dhe Erollin rishikojeni edhe një here, sa i takon premtimit për 150, për ju, nuk është e mundur, pos 100 euro ose 6000 denare, me mire shikoje vete dhe konsultohuni çdo gjë është e sqaruar.”

P.S.

Kërkesën për revizion Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, nuk e bëjmë se jam në zor për 150  euro se e duam shumë paranë, se jemi lakmitarë të parave, gjithë familjarët, fqinjët, kolegët e punës, miqtë, nxënësit, studentët po dhe anëtarët e kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve e dinë se jam mistik e larg parave e lakmive të kësaj jete, por kërkesën ndaj sekretarit shtetëror të Ministrisë së Kulturës e bëjmë për shkak transparencës kulturore njerëzore. Nëse edhe ata që flasin në emër të kulturës veprojnë kundër saj, atëherë si do zhvillohet kultura, letërsia e arti, nëse në plan të parë është interesi personal e jo sakrifica intelektuale, kulturore e artistike. Nëse edhe prof.dr-të e letërsisë e dëmtojnë kulturën, letërsinë e artin, atëherë cilët do ta mbrojnë, cilit na tregoni?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button