Dimitrov: Skena është e vendosur, dinamika është konstatuar – bisedimet për emrin pas festave
Bisedimet për çështjen e emrit do të vazhdojnë në periudhën pas festave, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.
“Pas pauzës së gjatë prej tre viteve kemi pasur takim të par të negociuesve me ndërmjetësuesin Nimic. Jemi marrë vesh që takimi i radhës të jetë pas bisedimeve, në janar, kështu që nuk do të duhej që të presim kurrfarë ndodhi në periudhën e festave. Është vendosur skena, procesi ka filluar, dinamika është e vendosur, megjithatë nuk ka asgjë më të re që të ndodhë derisa zgjasin festat”, tha Dimitrov në pyetje gazetareske në konferencë ne përbashkët për shtyp, me kolegun e tij nga Hungaria, Peter Sijarto i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni.
Pas ngecjes trevjeçare të martën në Bruksel u mbajtën bisedime midis ndërmjetësuesit të KB-së Metju Nimic dhe përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, në përpjekje që të gjendet zgjidhje për çështjen për emrin e Maqedonisë.
- LEXO: Takimi i Nimicit me negociuesit – tentim i parë për afrim të qëndrimeve pas ngecjes trevjeçare
Nimic pas bisedimeve doli me qëndrim se çështja duhet të zgjidhet në vitin 2018, por që “nuk ka zgjidhje magjike për emër të ri që mund të paraqitet nga askund dhe ta zgjidhjëçështjen”.
Ndërmjetësuesi, megjithatë, nuk tha, se nëse në takim ka dalë me propozim të ri.
Bisedimet për zgjidhje të problemit me emrin tani marrin dinamikë të re, pasi Nimici deklaroi se gjatë muajve të ardhshëm takimet do të jenë edhe më intensive dhe janë paraparë takime me negociatorët në janar, shkurt dhe mars në Nju-Jork, edhe pse është e mundur të mbahen në territor evropian.
LEXO EDHE:
- Pas tre viteve riaktivizohen bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë
- Sa janë reale gjasat që Maqedonia ta zgjidh çështjen e emrit në gjashtë muajt e parë të 2018?
- Koxias: Duhet të gjendet kompromis për çështjen e emrit
- “Katimerini”: Takimi me Nimicin shenjë për vazhdimësi të klimës pozitive
- Filipov: Deklarata e Nimicit inkurajuese, por zgjidhja kërkon konsensus në të dyja vendet
- Mediatori Nimic: Çështja e emrit me Greqinë mund të zgjidhet vitin e ardhshëm
- Nuk ka zgjerim të ekipit negociues në takimin me Nimicin