Shtëpia e Bardhë: Shërbimet amerikane të Inteligjencës e kanë paralajmëruar Rusinë për sulm

Agjencitë amerikane të inteligjencës në kohë e kanë paralajmëruar Rusinë për planifikim të një sulmi të madh terroristësh në Shën Peterburg, që i mundësoi Moskës të parandalojë sulm, në të cilin kanë mundur të vdesin “numër i madh i njerëzve”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti rus Vladimir Putin e kërkoi presidentin Donald Tramp  për ta falënderuar për paralajmërimin në kohë, të cilën shërbimet amerikane të inteligjencës ia kanë transmetuar Rusisë, ndërsa i cili ka të bëjë me planifikimin e një sulmi të madh terroristësh në Shën Peterburg”, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë u prononcua pasi që Kremlini kumtoi se presidenti rus në bisedë telefonike i është falënderuar Trampit për informacionin që ka ndihmuar për arrestimin e terroristëve, të cilët kanë planifikuar të kryejnë sulm me bombë në Katedralen e Kazanjit në Shën Peterburg dhe vende të tjera ku grumbullohen shumë njerëz në qytetin e dytë më të madh në Rusi.

Sipas Kremlinit, Putini e ka bindur presidentin e SHBA-së se “shërbimet ruse të sigurisë, nëse marrin informacione për kërcënime të mundshme terroriste ndaj SHBA-së dhe qytetarëve të saj, shpejt dhe pa kusht do ta ndajnë këtë me kolegët amerikanë përmes kanaleve partnere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button