Alpinistët shqiptarë pushtojnë majën e Everestit

Alpinistët shqiptarë kanë prekur majën e malit më të lartë në botë, atë të Everestit. Nga grupi prej 6 alpinistësh mësohet se ia kanë dalë 4 nga alpinistët e nisur në këtë ekspeditë. 

Sipas Shqiptaraj.com, ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin Prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit, për të vendosur flamurin shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button