Besimi: Maqedonia do të trokas në derën greke

Derën e parë në të cilën do të trokasim pas samitit në Çikago është Greqia, me të cilën dëshirojmë ta vazhdojmë dialogun për tejkalimin e dallimeve, e për atë do të kemi mbështetje nga anëtaret e NATO-s, thekson ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi.

Pas një  shumë gjallërie të atmosferës se ka lobim të fuqishëm tek përfaqësuesit ndërkombëtar dhe thirrjeve se drejtësia është në anën tonë pas marrjes së aktvendimit të Hagës, ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi tani deklaron se kurrfarë pritjesh të mëdha nuk ka pasur nga samiti i NATO-s në Çikago duke pasur parasysh temën për të cilën është biseduar në samitin, por edhe duke pasur parasysh edhe kontestin për emrin.

Disa ditë pas mbarimit të samitit, në intervistë për Radio Evropa e Lirë ai paralajmëroi perspektivën e vetme të integrimit tonë në NATO, e ajo është vazhdimi i negociatave për emrin me Greqinë fqinje, të cilën ai e quan edhe strategji shtetërore për marrjen e ftesës.

“Derën e parë në të cilën do të trokasim është Republika e Greqisë, prej të cilës do të kërkojmë që ta vazhdojmë dialogun, t’i tejkalojmë dallimet, për këtë sigurisht do të kemi mbështetje nga vendet anëtare të NATO-s. Do të thotë se kjo është ajo që do ta bëjmë periudhën që vjen. Për tejkalimin e kësaj çështje të hapur, ne duhet të vështrohemi  si partnerë në zgjidhje, e jo si dy palë të rivalëve në një problem”, thekson Besimi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button